Mesfushori Arlind Kalaja ka qenë futbollisti i parë që është larguar nga Vllaznia.
Ai firmosi me Kukësin dhe tashmë është pjesë e kësaj skuadre.
Por ndërkohë pas tij, pritet që të zyrtarizohet edhe një tjetër largim.
Bëhet fjalë për sulmuesin fierak Andi Ribaj. Edhe atij i ka mbaruar kontrata më 31 maj dhe tashmë është një futbollist i lirë.
Në këto rrethana, ai ka filluar të mendojë për skuadrën e tij të ardhshme dhe mesa duket, Apolonia është e para që ka menduar t’i bëjë ofertë.
Kjo e fundit ka ndër mend të nisë një sezon me pretendime dhe prandaj kërkon të rikthejë ish- sulmuesin e saj.
Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime të reja në lidhje me këtë çështje.© shkodrasport.com