Skuadra e Egnatias zyrtarizon “divorcin” me Emiljano Mustën ende pa u mbyllur vitit 2023. Klubi rrogozhinas nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndan rrugët me 31-vjeçarin, që ishte pjesë e Egnatias prej një sezoni e gjysmë.

Musta në sezonin e parë ishte pjesë kyçe e ekipit, duke u aktivizuar në në 33 ndeshje të kampionatit dhe shënuar dy gola. Ai dha kontributin e tij edhe ne fitoren e trofeut te pare te kesaj skuadre, Kupes se Shqiperise.

Por krejt ndryshe eshte situata kete sezon. Ne gjysmen e pare te tij, Musta ka luajtur në 12 ndeshje të Superiores për një total prej 536 minutash (ka shënuar vetëm një gol).

Duket se gjerat nuk po shkojne ashtu si duhet teksa raportohet per perplasje te tij me trajnerin dhe si rrjedhoje lojtari ka kerkuar te largohet, kerkese qe mesa duket eshte pranuar edhe nga drejtuesit e klubit dhe ai tashme ka dale lojtar i lire.