Pak kohe me pare dha doreheqjen nga drejtimi i Lirise se Prizrenit dhe aktualisht ndodhet ne Shkoder prane familjes se tij ne pritje te ofertave te tjera.
E kemi fjalen per trajnerin Samuel Nikaj i cili ne fakt gjate gjithe ketyre diteve “eshte trazuar” jo pak nga disa oferta por ai ende nuk ka vendosur se ku do te vazhdoje te drejtoje.
Ofertat kryesore duket se i vijne serish nga Kosova sepse tashme vlerat e tij si trajner njihen me se miri. Jane se paku 2-3 mundesi per te punuar serish nga janari atje, teks ne mes tyre eshte edhe nje ekip i Superliges qe ka shfaqur interes per te.
Por nderkohe emri i Samuel Nikajt po qarkullon edhe tek nje ekip shqiptar i kategorise se pare i cili aktualisht eshte pa trajner.
Megjithate surpriza me e bukur ka ardhur ditet e fundit sepse eshte edhe nje ekip i Superliges se Malit te Zi qe ka shfaqur interes per trajnerin shkodran. Per momentin, thjesht gjerat kane mbetur thjesht ne fazen e interesimit, por nese gjerat avancojne, nuk perjashtohet mundesia qe Samuel Nikaj te vijoje punen ne shtetin fqinj, nisur edhe nga afersia gjeografike.
Gjithsesi, duhet pritur janari dhe mbase ne ditet e para te tij do te mesohet me shume per destinacionin e ardhshem te Samuel Nikaj qe duket ende i pavendosur per te zgjedhur: Shqiperi, Kosove apo Mal i Zi?
www.shkodrasport.com