Teknologjia duket se sa vjen edhe futet më shumë në botën e futbollit.  Çdo ditë po krijohen metoda të reja. Risia më e fundit është futja e rrjetit social “Facebook” në rrjetin e transmetimi “live” të ndeshjeve.

Tashmë konkurrenca për shikueshmëri do të shtohet pasi ky rrjet social do të transmetojë kampionatin anglez.

Por së fundmi rrjeti social do të transmetojë edhe kampionatin italian dhe ajo që bie akoma më shumë në sy është fakti se ky transmetim do të jetë pa pagesë.

Futja e “facebook” në rrjetin e transmetimit do tu shkaktojë televizioneve një dëm të madh.

Shikueshmëria e tyre do të ulet dhe në këtë mënyrë do të uleshin edhe fitimet e tyre.