Kënga e mirënjohur ‘Mora fjalë’, e interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejzës, është rikthyer së lëshuari në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.

“Mora fjalë” u bë hit i atmosferës brenda ekipit kombëtar shqiptar gjatë kualifikueseve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Përveç lojtarëve në zhveshtore, “Mora fjalë” u kthye thuajse në një himn edhe në shkallët e stadiumit ‘Arena Kombëtare’, ku këndohej nga të gjithë tifozët.

Kjo këngë e interpretuar nga kosovarja e madhe, Shkurte Fejza, këndohej edhe në stadiume tjera me zell nga tifozët shqiptarë dhe nuk paramendohej fillimi i një loje të kombëtares kuqezi pa ‘Mora fjalë’

Tani pas një pauze disa mujore ky ‘himn’ është rikthyer përsëri në shkallët e stadiumit pasi u lëshua para ndeshjes dhe pas pjesës së parë mbrëmë (e hënë) ndaj Andorrës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Njësoj si në ditën e parë, kjo këngë ngjalli emocione tek të pranishmit dhe thuajse të gjithë tifozët në shkallët e stadiumit iu bashkuan këngës. /Telegrafi/