Pak kohë më parë kemi shkruar në lidhje me largimin e boksierit shkodran Kristian Shytani drejt Amerikës duke braktisur edhe ekipin e boksit të Vllaznisë pikerisht pak kohë perpara kampionatit kombëtar. Por Shytani nuk është i vetmi largim. Përveç tij, një tjetër Kristian braktis këtë ekip por edhe Shkodrën dhe Shqiperise. Bëhet fjalë për Kristian Demën. Shumëherë kampioni I vendit ka vendosur që të shtegtojë sërish drejt Gjermanisë, vendit ku ka kaluar shumë vite në fëmijërinë e tij.
I mërzitur me situatën në vendin tonë, teksa pak kohë më parë vendosi të lërë sportin dhe t’i përkushtohet politikës, Demaj ndërroi sërish mendje dhe pak muaj më parë iu rikthye sërish stërvitjes me idenë për t’u bërë gati për kampionat dhe per të synuar fitimin e titullit të rradhës kampion. Por jo. Ditët e fundit ai nuk është parë më në palestër dhe nga sa mesohet, do largohet nga Shqipëria duke mos qenë kësisoj pjesë e Vllaznisë në kampionatin që do të zhvillohet në fundin e këtij muaji në Shkodër. Mungesa e tij në formacionin kuqeblu të trajnerit Zef Gjoni padyshim që do të ndikojë sepse kemi të bëjmë me mungesën e një kampioni.
© shkodrasport.com