Flamurtari dështoi këtë sezon për t’u ngjitur në Superiore, teksa u mposhtën nga Korabi në sfidë “Play-Off” të Kategorisë së Parë. Kuqezinjtë me emërimin e trajnerit Emiliano Çela kanë nisur me afrimet e lojtarëve.
I pari që iu bashkua “anijes” së ish-timonierit të Kastriotit ishte Silvio Zogaj, ndërsa nuk do të jetë i vetmi. Të tjerë lojtarë që e kanë mbyllur me Kastriotin pritet të marrin rrugën drejt Vlorës.
Jane disa lojtare që mund t’i bashkohen kuqezinjve për sezonin e ri. Çela i njeh mirë lojtarët dhe kërkon “ndihmën” e tyre për të tentuar edhe rikthimin në Superiore.
Njeri prej tyre eshte Edon Hasani. Fantazisti duket shume prane kalimit ne Vlore por kane mbetur per t’u diskutuar edhe disa detaje financiare te kontrates se re. Gjasat jane qe edhe ai te vishet kuq e zi, megjithate duhet pritur derisa te hidhet firma ne kontrate.