Kosova do të luajë më datë 12 janar një ndeshje miqësore në Katar, ndaj Suedisë. Trajneri Bernard Shaland do të ketë mundësinë të shohë elementët që do spikasin dhe që mund të kontribuojnë te ekipi i parë, duke qenë se ndeshja ndaj Suedisë luhet në një datë që nuk është e lirë nga UEFA dhe futbollistët kryesorë nuk do të jetë të grumbulluar.
Së fundmi, ka qenë presidenti i Kosovës, Agim Ademi i cili në një prononcimi për “Dukagjinin” ka theksuar se Dardanët janë në negociata edhe për të luajtur me Amerikën, para ose pas ndeshjes me Suedinë.
Në rast se bisedimet për miqësoren mbyllen me sukses, atëherë do të ishte një hap i madh për publicitetin që do të fitonte Kosova. “Është e mundshme të luhet loja edhe me Amerikën, nëse ata do të mund të vijnë në Katar. Ka gjasa që edhe ata të vijnë në turne dhe të luajnë edhe me ne edhe me Suedinë”, u shpreh Ademi./VipSport/