Elseid Hysaj vazhdon të zhgënjej dhe të mos bind me skuadrën e Napolit, ndërsa e njëjta situatë u përsërit edhe ndaj Romës.
Jo pak përgjegjësi pati mbrojtësi shqiptar, që nuk mbylli trajektoren e topit që u shfrytëzua nga El Sharawy, duke ardhur në këtë mënyrë edhe goli i parë i takimit.
Më pas Ançeloti vendosi që ta largonte Hysajn nga fusha e lojës, duke konfirmuar kështu një tjetër paraqitje të dobët të bërë nga ana e legjionarit tonë.
Si gjithmonë në këto kohët e fundit, komentet e tifozëve të Napolit janë negative kundrejt mbrojtësit shkodran, duke e konsideruar si të keqen e skuadrës.
Por tashmë janë edhe mediat që i përkushtohen Napolit, ato që po e ndjekin këtë linjë e që nuk mund të lënë pa theksuar këto paraqitje zhgënjyese të ardhura nga Hysaj, që po bën vetëm një hije në fushë, duke mos garantuar më asgjë. /Shqiperia.ch/