Beselidhja mundi dje Kamzen edhe ne gjysmefinalen e dyte dhe eshte kualifikuar per ne ndeshjet finale te kampionatit, ku do te ndeshet me Tiranen, ne garen per titullin kampion. Ne nje prononcim te dhene per mediat, zevendestrajneri i ekipit lezhjan Kliton Pasha ka vleresuar mbi te gjitha rolin e stafit teknik dhe ne veçanti te trajnerit Afrim Bilali qe e ka quajtur trajnerin me te mire ne gjithe shqiptarine.
“E mbyllem fazen e dyte te kampionatit ne vendin e pare dhe tashme jemi edhe ne finale. Kjo fale punes mbi te gjitha te trajnerit Afrim Bilali, i cili me plot gojen e them qe eshte trajneri me i mire jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe shqiptarine.
Po ashtu edhe asistentit te tij, profesor Bruno Hoxhes. Fale punes se tyre te palodhshme, fale punes se sportisteve jemi ketu ku jemi. Kemi nje grup sportistesh shume profesioniste, kemi nje skuader shume kompakte dhe shpresoj t’ia dalim mbane edhe ne keto 5 ndeshjet finale qe kane mbetur”- eshte shprehur Pasha.
I pyetur per pretendimet ne finalet ndaj Tiranes, ai ka deklaruar: “Objektivi jone ne fillim te sezonit ka qene per t’u renditur ne katershen e pare dhe sigurimin e marrjes pjese ne Ligen Unike. Tashme kete e kemi arritur por po shohim per me teper.
Kuptohet qe arritja ne finale eshte historike per Beselidhjen dhe Lezhen dhe ne rast shpallje kampion, kemi mundesi te marrim pjese edhe ne Kupat e Europes, por gjithçka me pas do te varet nga Bashkia dhe nga sponsoret. Megjithate vemendja tashme do te jete e perqendruar e gjitha tek ndeshjet finale”.
Finalja e pare ne mes Beselidhjes dhe Tiranes do te luhet te marten ne oren 18.30 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe lezhjanet sigurisht qe do te kerkojne ta nisin serine e tyre me fitore./SHKODRA-SPORT.COM/