Dikur shkëlqente dhe jepte leksione futbolli kudo që hidhte këmbën. Dinamo, ekipi kryeqytetas që prej vitesh militon në kategoritë inferiore, 10 vite më parë mposhtte Vllazninë me rezultat historik.
4 gola mu në mes të “Loro Boriçit”, aq sa në fund tifozët vendas duartrokitën miqtë për lojën e bukur të zhvilluar.
Nuk munguan as batutat gjatë ndeshjes teksa të gjithë mbështetësit e Vllaznisë njëzëri deklaronin:
“Paska ardh Real Madridi në Shkodër”. Tripleta e Martinenës dhe një gol i Elis Bakajt vendosën atë ndeshje emocionuese./newsport/