Lojtarët e Realit të Madridit kanë marrë nga një dhuratë të këndshme përpara rinisjes së kampionatit në ditët e fundit të vitit.
Mediat spanjolle kanë bërë me dije se në llogaritë e tyre bankare janë shtuar dhe nga 1.3 milionë euro të tjera.
Një dhuratë vërtet e këndshme gjatë këtyre ditëve festive. Gjithçka i detyrohet suksesit të sezonit të kaluar, për triumfin në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampioneve.
Kështu, për fitimin e titullit të 35-të të Realit në la Liga, çdo lojtar i ekipit ka përfituar një shpërblim prej 500 mijë euro neto.
Këtyre u shtohen edhe 800 mijë euro neto të tjera për fitimin e Ligës së Kampioneve për herë të 14- të në histori.