Alesandre Pato dikur ishte një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Milanit, por ai kurrë nuk arriti ta justifikojë plotësisht admirimin e dhënë ndaj tij.
Braziliani pati një shpërthim të jashtëzakonshëm, por më pas u zbeh dhe nuk arriti të trashëgojë lavdinë e numrit ‘9’ të Pipo Inzagit. Ai luajti 150 ndeshje për “Djallin” dhe kontribuoi me 63 gola gjatë pesë viteve e gjysmë të tij në klub.
Në vitin 2013 ai u largua nga Milani e më pas karriera e tij vazhdoi në disa destinacione. Fillimisht Çelsi e më pas Kina, ndërsa tasgmë është pjesë e Sao Paolos në Brazil. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” 30-vjeçari shprehet se dëshiron të kthehet në Milano, por pasi të ketë fituar Copa Libertadores në Amerikën Latine.
“Do të dëshiroja të kthehesha në Evropë dhe do ishte mirë ta bëja atë në Milano. Do të fitoj Copa Libertadores dhe do të kthehem. Unë ndihem i trishtuar kur i shoh ata në një gjendje kaq kritike për vite. Por klubi po përpiqet të fillojë përsëri, dhe tifozët duhet të kenë besim.
Klubi duhet ta lejojë Maldinin të punojë. Ai e di se çfarë do të thotë ky klub dhe do të jetë në gjendje t’i rikthejë ato në krye. Milani duhet të përqendrohet te Ibrahimoviç, ai është shumë i vlefshëm për lojtarët e rinj dhe është gjithashtu edhe vdekjeprurës përpara portës”, u shpreh Pato. /vipsport/