Alexandre Pato, sulmuesi 29-vjeçar brazilian që ka veshur fanellën e Milan-it nga janari i 2012-ës deri në dhjetorin e 2018-ës, duke shënuar 63 gola në 150 ndeshje dhe duke fituar një kampionat dhe një Superkupë të Italisë në 2011-ën, nuk do të kthehet në Milano, siç është folur në muajt e fundit.
Sulmuesi, në fakt, aktualisht te Tianjin Quanjian, ka zbuluar gjatë emisionit televiziv “Esporte Espetacular” të “Rede Globo”, dëshirën e tij: do të kthehet të luajë në Brazil. Kjo sepse motra Gisele, me të cilën “Patoku” është shumë i lidhur, është prekur nga një sëmundje, të cilën e ka kaluar tani, që e ka bërë brazilianin të reflektojë në lidhje me zgjedhjet e bëra në karrierën e tij.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë”, ka pohuar ai mes lotëve. Më pas është kthyer të flasë për futbollin dhe ka shpjeguar se ka dëshirë të fitojë akoma tituj, veçanërisht “një Botëror për Klube, me fanellën e një ekipi brazilian”.
/telesport/
https://youtu.be/xvJ2Ax_GUIE