Me humbjen e fundit ndaj Partizanit, diferenca e Tiranes kampione ne fuqi e vendit me Vllaznine kryesuese te renditjes ka shkuar ne 15 pike. Ne kampin bardheblu ka ende shprese se skuadra e tyre mund te luftoje per titullin kampion.
Por krejt ndryshe mendon nje ish- lojtar i te dy ketyre dy skuadrave, Saimir Patushi, njeriu qe ka luajtur dhe eshte shpallur kampion si me Vllaznine dhe Tiranen, i cili thote se bardheblute duhet ta harrojne titullin.
“Eshte budallallek te mendosh qe Tirana eshte per titull me 15 pike diference dhe me nje Vllazni qe eshte superiore ne te gjitha drejtimet. Nuk mund te mendosh se me futbollin qe po luan ne krahasim me ate qe po ben Vllaznia, te mund te konkurrosh diferencen.
E paimagjinueshme! Tirana dhe mendoj çdo ekip tjeter, e kane te veshtire. Sa i takon Partizanit, edhe ai e ka te veshtire te luftoje per titull me ate kontigjent qe ka.
Deri dje thoshim ben mire te marre pjese ne Kupat e Europes, tani ta llogarisim per titull, nuk eshte e logjikshme. Atehere mund te themi se Vllaznia te konkurroje me Barcelonen se me ekipet shqiptare eshte e kote”.