Ish-futbollisti i njohur Simir Patushi, është kundër afrimeve të bujshme në merkaton e janarit. I ftuar në studion e “Sport News Plus”, 44-vjeçari nga Burreli foli për situatën aktuale në Kategorinë Superiore, duke deklaruar:

“Po t’i shikosh të gjitha ekipet, nuk ka një stabilitet të luajtur. Të gjitha kanë luhatje. Nuk mendoj që strategjitë e 5 ekipeve të para janë të duhura.

Duhet të godasësh skuadrat rivale. Jam kundër merkatove të bujshme, është çmenduri. Ke lojtarë te U-19 e Vllaznisë dhe Tiranës, 100 mijë herë më të mirë se këta që janë afruar.

Hasani luan me kombëtaren e Maqedonisë nuk luan me Partizanin. U bë një bujë e madhe kur erdhi. Unë vetëm me një gjë nuk pajtohem, të marrësh një 20-vjeçar për jetëgjatësi, por nuk merret Hasani për të ardhmen.

Ku ta di unë që në verë ky mund të jetë i gatshëm. Asnjëherë merkatoja e janarit nuk ka qenë efikasëse. ”, u shpreh Saimir Patushi.