Saimir Patushi është shpallur kampion me Vllazninë 20 vite më parë, ndërsa të premten u shfaq në “Loro Boriçi” si trajner i Burrelit.
“Është emocionuese për mua që kthehem në këtë stadium. Kam kaluar një pjesë të bukur të karrierës, pasi unë këtu kam dalë për herë të parë kampion dhe besoj se do të jetë një ogur i mirë për mua si trajner ky stadium. Kam qenë pjesë e asaj Vllaznie të bukur, por edhe ky ekip sot është i bukur.
Sa i përket Burrelit, ne kemi një grup të mirë, me lojtarë të rinj. Kam mbetur i kënaqur nga ajo që dha skuadra ime në këtë miqësore, e cila më ka shërbyer shumë, sepse jemi përballur me një Vllazni kampione.
Burreli ka pretendime për Superiore, prandaj dhe pranova ftesën e drejtuesve”, deklaroi Patushi. Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete ecuria e kesaj skuadre ne kampionat.