Pavaresisht ndryshimit te trajnerit, pavaresisht nderhyrjes ne merkato, Tirana vazhdon te ndodhet ne pozita te veshtira ne renditje teksa pas javes se 24-te te kampionatit e sheh veten ne vendin e parafundit te renditjes. Praktikisht, nese kampionati do te mbyllej tani, ajo do te ishte e rene nga kategoria.
Situata e kesaj skuadra sigurisht qe shpeshhere eshte teme e diskutimeve ne studiot televizive teksa ish- pjestare te saj shprehin keqardhjen per gjithçka po ndodh me bardheblute. Njeri prej tyre, Saimit Patushi ne nje studio televizive ka gjetur edhe nje menyre per te ironizuar menyren si eshte ndertuar kjo skuader.
“Gjendja ku ndodhet sot Tirana eshte vertete e mjerushme. Nese deri dje kjo skuader bazohej tek Akademia e saj dhe tek marrja e lojtareve cilesore nga e gjithe Shqiperia te cilet presidenti i blinte, sot ekipi i Tiranes bazohet tek Zejmeni i Lezhes.
90 per qind e ekipit baze te Tiranes eshte nga Zejmeni i Lezhes. Une nuk dua t’i heqe meritat Lezhes sepse ajo ne vite i ka dhene futbollit shume lojtare te mire, por te shkoje puna sot qe nje skuader me shume emer si Tirana ta bazoje merkaton e saj tek Zejmeni, ky eshte nje turp”!