Ish- futbollisti i njohur i disa skuadrave, nder te cila edhe i Vllaznise, Saimir Patushi, ka dhene sot nje interviste per “Panorama Sport” ku ka folur per zhvillimet me te fundit ne Superligen shqiptare duke u ndalur edhe tek ecuria e Vllaznise, per te cilen thote se ka mbetur i zhgenjyer nga ecuria e saj.

“Tirana buzëqeshi këtë fundjave se kishte një rival direkt, ndërsa Partizani dhe Vllaznia janë për të ardhur keq. Shkodranët besoja se do ishin në një formë më të mirë. Ekipet kanë pasur ulje ngritje.

Ky sezon na ka treguar se nuk ka një ekip që bën liderin ose është dominues. Tirana ka uljet dhe ngritjet e veta, nëse e dëshiron sërish titullin do të dijë të luajë dhe ta mbrojë.

Vllaznia luan në dy fronte, në Kupë dhe kampionat, Vllaznia mori 1 pikë me fat me Kukësin, nuk e di pse këta djem nuk bëjnë ndeshje njësoj si gjithmonë. Patjetër Vllaznia dhe Egnatia e meritojnë Europën për atë çfarë kanë dhënë këtë sezon, nëse bëjnë hap fals atëherë do të përfitojë rivali.

Deri në fund nuk dihet se kush do të bjerë nga Kategoria. Kastriotin e quaj zhgënjim, sepse vjet ka bërë një çmenduri. Zhgënjim tjetër ishte dhe Vllaznia dhe e prisja që të luftonte për titull për shkak të merkatos që ka bërë. Unë uroj që ta fitojë Tirana kampionatin sepse dhe diferenca e pikëve e favorizon. Derbin për mua e fiton Tirana”- deklaroi Patushi.