Vllaznia U17 per femra fitoi 1-0 ne ndeshjen e rradhes per kampionat ndaj Tiranes, me golin e shenuar me 11-metersh nga futbollistja Herta Hasaj dhe vijon te kryesoje tabelen e renditjes. Per trajneren e ketij ekipi Paula Jaku, fitorja ishte mese e merituar, pavaresisht se me rezultat te ngushte.

“Mendoj se ishte nje fitore e merituar pasi sidomos ne pjesen e pare kemi patur shume raste shenimi dhe Vllaznia ishte totalisht dominante ndaj kundershtarit, pavaresisht se ne pjesen e dyte ishte disi me ndryshe megjithate them se ekipi reagoi mire dhe e merituam kete trepikesh.

Duhet thene se ekipi i Tiranes kishte thuajse te njejtet lojtare te cilat luajne edhe me ekipin e pare dhe kjo eshte diçka aspak e mire, por tek Vllaznia nuk ndodh kjo gje sepse e kemi kontigjentin e duhur per te dy ekipet. Kuptohet qe me ekipet U17 rivaliteti eshte me i madh, por gjithsesi Vllaznia gjithmone ben diferencen”- eshte shprehur trajnerja e ekipit kuqeblu.

A do te arrijne vajzat shkodrane te kesaj grupmoshe te mbrojne titullin kampion edhe kete sezon? Trajnerja Paula Jaku eshte e bindur se mundesite jane dhe qellimi padiskutim qe eshte ai, sjellja e ketij trofeu serish ne Shkoder, prandaj dhe pergjigjet:

“Sigurisht qe qellimi jone i vetem eshte titulli kampion, por nga ana tjeter duke fituar keto vajza krijojne edhe ate mentalitetin e duhur per te qene neser a pasneser te suksesshme edhe me ekipin e te rriturave dhe per t’i vazhduar sukseset edhe me te”.(www.shkodrasport.com)