Nëse më parë keni shijuar golat e futbollistëve si Guri, Abazaj, Bregu dhe Plaku nga goditjet e dënimit, tashmë është koha për të parë kryeveprën e vërtetë në një ekzekutim të tillë.
Dy ditë më parë, Paula Jaku ka shënuar në mënyrë fantastike për Juban Danjen, në humbjen 3-6 të këtij ekipi kundër Tirana AS në futbollin e femrave.
Sigurisht, në një takim pa objektiva dhe me këtë gol të realizuar, pavarësisht humbjes së ekipit, rezultati është gjëja e fundit që futbollistja duhet të mendojë në përfundimin e ndeshjes.
Për mënyrën e realizimit, Jaku ka shënuar golin më të bukur të karrierës, atë gol që duhet ta lakmojë edhe vetë Superiorja. /vipsport/