Pas pak ditesh pritet zyrtarizimi i emrave te rinj qe do t’i shtohen Keshillit Mbikeqyres te Vllaznise.
Nje nder emrat e propozuar nga grupi i specialisteve te futbollit, eshte edhe ai i legjendes se portes shkodrane, Paulin Ndojes.
Por, ky i fundit ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport”, ka deklaruar terheqjen e tij nga kjo çeshtje.
“Une i respektoj te gjithe ata qe me propozuan dhe menduan te isha pjese e Bordit drejtues te Vllaznise, por nga sot po deklaroj se terhiqem nga ky funksion qe me kane propozuar te jem.
Arsyeja qe me detyroi te marr kete vendim eshte angazhimi im me disa udhetime drejt Italise dhe Amerikes ne muajt e ardhshem per te qene prane familjareve te mi.
Per kete arsye, perderisa une nuk do jem per muaj te tere ne Shqiperi, do ishte jo normale qe te mbaja nje funksion te tille duke mos e ushtruar detyren qe do me ngarkohej.
Prandaj e shoh te arsyeshme te terhiqem dhe t’i liroj vendin dikujt tjeter qe do te kontribuonte ndoshta me shume sesa une.
Megjithate, siguroj te gjithe se sa here qe te jem ne Shqiperi, do te jem i gatshem te kontribuoj sipas menyrave te mia per te miren e futbollit shqiptar”- ka thene Ndoja.
Ne kete menyre, kur Paulin Ndoja ishte planifikuar te ishte pjese e Bordit drejtues te Vllaznise, tashme me terheqjen e tij, duhet shtuar nje emer tjeter per te plotesuar numrin e kerkuar te anetareve te tij.
www.shkodrasport.com