Ishte dirigjent me integritet i shokëve, i ndjeshëm dhe i preokupuar në maksimum për ecurinë e lojës. Ka qenë viti 1964, kur ka debutua me të rriturit, erdhi prej ekipit te të rinjve, me trajner Xhelal Jukën, i cili meriton vlerësimet më larta për talentet që rriti për futbollin shkodran. Xhelal Juka ka punuar që në hapat e parë me djaloshin, të cilin e nxiti, e stimuloj dhe i krijoi besimin se, mund të bëhej sportist: “Unë jam mirënjohës dhe borxhli këtij njeriut, dhe pikërisht sukseset e mija ia dedikoj atij …”, thotë Portieri i famshëm për mësuesin e tij shembullor[1]. Në nëntor të vitit 1964 filloi të stërvitej me të rriturit, ndërsa në janar të vitit 1965 ka nisur të luaj me “Vllazninë” dhe takimi i parë zyrtarë i përket janarit të vitit 1965, në një ndeshje ndaj “Lokomotivës” së Durrësit. Së bashku me Sabah Bizin ishim grumbulluar nga trajneri Skënder Jareci për të qenë me ekipin. Në pjesën e dytë të asaj ndeshje zëvendëson portierin Jonuz Teli, i cili kishte vite që luante me “Vllazninë”. Ka qenë një periudhë pune sa të përkushtuar aq edhe të lodhshme në realizimin e ambicies të guximshme të djaloshit energjik, ku natyrisht meritë të madhe kanë trajnerët Skënder Jareci dhe Rifat Rusi për ndihmën dhe besimin që i dhanë duke e bërë pjesë e “Vllaznisë” në moshë 19 vjeçare, i cili në fushën e blertë deri sa la futbollin në mënyrë paradoksale ka bërë aventura spektakolare mbresëlënëse si llosvënës i portës shkodrane.
Paulin Ndoja njihet, si pritës i shquar i penalltive, mbi 25 shumë te tilla, nga te cilat kanë qenë vendimtare për fatet e lojës, madje edhe të trofeve të “Vllaznisë” . Shume kush mban mend akoma finalen e viti 1972, kur ndaj “Besës” Ramazan Ragami shënoi 7 penallti, ndërkohë që në krahun tjetër, Noja mbërtheu një shut të fuqishëm të Mërhorit duke ndihmuar “Vllazininë” të fitonte ketë trofe.
Me 1972, Ndoja nuk beri gjë tjetër veçse përsëriti historinë e vitit 1965, në ndeshjen gjysmëfinale të kupës me “Luftëtarin” e Gjirokastrës, ne te cilën pas një barazimi dramatik të 120 minutave, i erdhi radha 11- metërshave për të përcaktuar gjithçka. Në këtë sfidë, Ndoja pret tre penallti duke e çuar “Vllazninë” në finale me “Skënderbeun” e Korçës, ndeshje të cilën e patëm fituar 1:0 me gol të Selami Danit, duke risjell trofeun e parë në Shkodër pas 20 vitesh
Paulin Ndoja, i përket një brezi të shquar futbollistësh që ringritën në piedestal sovranitetin e futbollit shkodran.
Në vitin 1965, së bashku me Ndojën tek “Vllaznia” debutuan edhe futbollist të tjerë të rinj si Sabah Bizi, Zydi Basha, Halil Puka, Ramazan Rragami. Ramazani ishte pak më i madh nga këta, ndërkohë që në skuadër gjetën edhe lojtarë me përvojë si S. Zmijani, F. Çapaliku, K. Gjoni, Nikoll Gjergji, E. Rakiqi, S. Dani, I. Hoxha e te tjerë. Alternimi i mirë i këtyre brezave beri që “Vllaznia” jo vetëm të dilte nga ferri i kategorisë së dytë, por të ngjitet në shkallët e para të renditjes, të fitonte trofeun e kupës me 1965, madje në sezonin 1971- 72 të bënte mrekullinë e radhë duke fituar dy trofe kombëtare të futbollit tonë, mrekulli të cilën “Vllaznia” kurrë më deri më sot
Së pari, ky sukses qe i dyfishtë, i cili erdhi pas 26 vitesh (kampionate); së dyti, “Vllaznia” triumfoi ndaj dy skuadrave fuqiplote të dikastereve më të fuqishme të shtetit, te skuadrës “Dinamo” dhe “Partizani”, të cilat me despotizëm rrëzonin këdo që guxonte tu dilte përpara në ato vite.
Paulin Ndoja, vetëm një herë u veshë kuq e zi, historia e të cilit në kombëtarë është si një dramë e dhimbshme ku “dhëndrin” e ri, sa filloj dasma e lanë pa nuse”!
Ka qenë viti 1972, kur u grumbullua me kombëtaren, në prag të një ndeshje zyrtare në Finlandë. Për një muaj e gjysmë u stërvitën nga i madhi Loro Boriçi. Përpara nisjes për në Finlande Shqipëria zhvilloi një ndeshje miqësore në Tiranë me ekipin kinez. Në atë ndeshje, e cila qe e para dhe e fundit me kombëtaren. Ndonëse ishte piketuar nga Boriçi, portieri i parë i përfaqësueses sonë, dashuria e tij me kombëtaren përfundoj vetëm me një puthje me kinezët dhe ëndrra e tij e madhe për më tej mori fund, pasi për shkak të biografisë jo të mirë politike (familje e mesme me bindje antikomuniste) e përjashtuan nga ekipi kombëtar, madje në mënyrën më paradoksale, pas 7-8 muajsh e dëbuan edhe nga “Vllaznia” ime e dashur. Jeta futbollistike e Paulin Ndojes u vra me atentat në moshën 28 vjeçar në kulmin e formës dhe pjekurisë sportive. Të njëjtin fat pësuan edhe vëllezërit e tij, Fredi si portier i të rinjve të “Vllaznisë” dhe Franci që luante me ekipet e moshave.
Ish portierin i famshëm duke komentuar atë dënim heretik ka thënë: “Nuk e harroj deri sa të vdes. Janë kujtime që edhe po të duash nuk hiqen dot nga mendja”. Gjithsesi, shumë vite më vonë legjionari i vjetër rikthehet te ekipi i tij i zemrës si trajner portierësh ku vazhdoi për vite të tera
Ka qenë viti 1985, kur Astrit Hafizi sa po kishte marrë drejtimin e “Vllaznisë” dhe falë insistimit te tij këmbëngulës, u bë e mundur që Ndoja të filloj te punoje pranë Klubit te “Vllaznia” ne detyrën e trajnerit te portierëve, i pari trajner portierësh në Shqipëri, madje në atë kohë nuk kishte as kombëtarja stërvitës portierësh.
Në organikën e klubit shumesportësh “Vllaznia”, Paulin Ndoja figuronte si trajner pingpongu. Kjo shkelje administrative erdhi falë dashamirësisë së Ivzi Bushatit, që mbulonte pingpongun ndërkohë që defakto trajneri i portierëve shkodranë paguhej 700 lekë te asaj kohe, i cili falë pasionit ndihej i kënaqur se, u kthye sërish në klubin vet të zemrës. Gjatë, më se dy dekadave, Ndoja ka punuar me shumë portierë, që bënë emër në futbollin shqiptar
Në kohën kur R .Rragami drejtonte ekipin kombëtar “Shpresa” për në Shkodër, Paulin Ndoja vullnetarisht, ka punuar me Nallbanin, Bathoren dhe Nakon. Tek “Vllaznia” ka stërvitur Avenir Danin, Armir Grimën, Mustafën, Ndojën dhe Bishanin, ndërsa në vite ka stërvitur Maliqatin, Hoxhën, Gjeloshin e te tjerë. Ndonëse, ka 46 vjet në aktivitet pranë sportit, sërish ndihet i pa lodhur dhe ka akoma për të dhënë kontribut për “Vllazninë” dhe futbollin.
Mjeshtri i portës apelon sot në mënyrë profesionale: “… një akademi futbolli si “Vllaznia”, së pari, i duhet një staf i përkushtuar dhe i aftë, për seleksionimin e elementit të ri. Përzgjedhja e elementit duhet mbështetur tek tre kritere, refleksi, shtatlartësia dhe do të veçoja, egon për tu stërvitur. Një talent çfarë do qoftë me mungesë egoje nuk mund të bëhet kurrë portier”.
Evidentimi i talenteve të portës nuk është e lehtë, pasi nuk ka shumë, por edhe pasi të evidentohen, duhen kushtet e stërvitjes, terrenet sportive, baza materiale dhe programi individual, me portierët nuk mund të punohet në grup.
Unë tjetër stërvitje bëja me Armir Grimën, tjetër me Bishanin dhe tjetër me portierin e tretë. Ende në futbollin tonë nënvleftësohet roli i portierit, ndërkohë kur Jashini thoshte: “Portieri i mirë është 50% e ekipit”.
Prelë MILANI
Skeda personale
Emri: Paulin
Mbiemri: Ndoja
Vendlindja: Shkodër
Datëlindja:.19.12.1945
Trofe si lojtare: 3
Trofe si trajner: 4
Titujt: Mjeshtër i Merituar i Sportit, Nderi i Sportit Shqiptar, Mirënjohja e qytetit të Shkodrës. Portieri më i mirë i 90 viteve në futbollin shkodran.