Karriera e tij sportive nuk ka qenë shumë e gjatë por mbresëlënëse. E nisi në vitin 1965 duke fituar Kupën e Republikës dhe më pas mori edhe kupën e kampionatin në sezonin 1971-92 por vetëm kaq sepse një vit më vonë e detyrojnë të lërë sportin për arsye biografie.

Një lajm që pat bërë shumë bujë në atë periudhë sepse u ndërpre në mes karriera e një portieri të shkëlqyer. Pas disa vitesh larg sportit, në vitin 1985 me kërkesën e trajnerit të asaj kohe Astrit Hafizi, Paulin Ndoja do të niste detyrën e trajnerit të portierëve, duke qenë i pari në Shqipëri që u ushtronte këtë profesion.

Dhe e ka vazhduar gjatë, deri para një vit. Çka do të thotë plot 32 vite si trajner portierësh! Një karrierë e suksesshme sepse nga duart e tij kanë dalë portierë cilësorë të cilët kanë mbrojtur edhe portën e ekipeve kombëtare. Ndoja është i veçantë në llojin e tij.

Një njeri shumë i dashur dhe me siguri që në çdo qytet të Shqipërisë ku t’i shkelë këmba, ai ka miq të mirë. Veti e cila e bën të veçantë në llojin e tij. Ndoshta karakteri, ndoshta periudha e rinisë e kaluar përmes jo pak peripecish, e kanë bërë të tillë legjendën e portës shkodrane Paulin Ndoja.
© shkodrasport.com