Vllaznia – Tirana është një ndeshje që stabilizion klasifikimin dhe besoj se Vllaznia do fitojë. Shprehet kështu në një prononcim për TV Rozafa, ish- portieri i njohur i Vllaznisë, Paulin Ndoja. Ai ka vlerësuar Vllazninë dhe punën e trajnerit Brdariç.
“Kjo eshte nje ndeshje qe stabilizion dhe tabelen e klasifikimit. Shpresoj dhe besoj se Vllaznia do ta fitoje kete ndeshje. Me pelqen shume puna e trajnerit qe ka fituar ate disiplinen taktike gjermane.
Eshte nje skuader modeste, por qe luan bukur futboll ne gjithe territorin e fushes dhe nuk dekurajohet edhe kur peson gol.Ne pergjithesi ajo ben nje loje qe kenaq spektatorin dhe ne rradhe te pare, vetveten”- ka thene ai.
Sipas Ndojës, është herët për të folur për titullin kampion e per kete arsye ai shprehet: “Eshte heret te flasim per titullin kampion. Jo se eshte prapa Partizani, por duhet pritur edhe pak. Te pakten edhe 2-3 ndeshje duhet te presim dhe me pas mund te flasim per kete teme”
Vllaznia – Tirana do luhet të shtunën në ora 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në kuadër të javës së 21-te të Kategorisë Superiore.