Eshte komuna e Gjilanit qe ka menduar organizimin e nje turneu mbarekombetar me pjesemarrjen e kater ekipeve.

Te premten e 16 shkurtit ne stadiumin e qytetit do te zbresin ekipi vendas “Intelektualet”, se bashku me ekipet e dy kryeqyteve shqiptare, “Tirana AS” nga Shqiperia dhe “Kosova” e Prishtines.

Katershja plotesohet me vajzat e kryeqendres se shqiptareve te Maqedonise “Tetova 2017”.

Turneu i Gjilanit, nen patronazhin e kryetarit Lutfi Haziri, do te luhet me sistem eliminimi dhe fituesit do te nderohen me trofete e rastit.

Futbolli i femrave ne hapesirat shqiptare ka nje jete prej afro nje dekade, duke qene kesison ne sinkron edhe me moshen e shtetit te ri te Kosoves, qe te shtunen kremton pikerisht 10 vjetorin e tij.
© shkodrasport.com