Klubi i njohur arab Al Shabab ka goditur në merkato, po kësaj radhe jo në futbollistë. Pavel Nedved është emëruar si drejtor sportiv në Arabinë Saudite.

Ish-lojtari që bëri emër në Itali me Juventus dhe Lazio, tashmë nis një aventurë të re në rolin drejtues në ligën më të pasur të planetit. Pas eksperiencës tek “Zonja e Vjetër” në rolet lartë të klubit, çeku merr përsipër të ndërtojë një tjetër ekip bardhezi po kësaj radhe në ligën saudite RSL.

Klubi nga kryeqyteti i vendit ku luan CR7 pas investimit në një trajner të njohur si turku Fatih Terim ka menduar të përforcojë dhe postin e drejtorit. Pavel Nedved është një emër kaq i njohur në futboll saqqë lajmi ka bërë bujë anembanë.