Pero Pejiç do të rikthehet në Shqipëri. “Bomberi” i njohur që ka fituar edhe trofe të rëndësishëm, si Kupa Shqipërie, Superkupa por edhe tituj kampionë, duke u aktivizuar me shumë skuadra në vendin tonë si: Tirana, Flamurtari, Skënderbeu e Kukësi. Pejiç duket se do të rikthehet në vendin tonë, ndërsa në një intervistë tregon me detaje ofertat por edhe të ardhmen e tij…

-Pero, sezonin e shkuar jeni parë në fushë me Slaven Belupon. Pse nuk jeni aktivizuar më pas?

Të them të drejtën kam pasur oferta, si nga Kroacia, ashtu edhe nga shtete të tjera. Madje edhe nga Shqipëria. Por ka qenë çështje akordi financiar. Megjithatë, unë stërvitjen nuk e kam ndërprerë për asnjë momente dhe në mënyrë individuale. Mbase nuk jam në 100% të formës kur luaja, por ama jam në 70-80%.

-Emri juaj është lakuar së fundmi për një rikthim në Superiore. Partizani por edhe Kastrioti. Si është e vërteta?

Po, janë të vërteta më kanë bërë ofertë dhe në ditët e para të janarit unë do të zyrtarizohem. Por, do të jem në Shqipëri edhe për diçka tjetër. Duke qenë se tashmë jam 36 vjeç, kam eksperiencën e duhur do të nis edhe kursin e trajnerëve. Po flas edhe me Astrit Maçin, i cili është edhe lektor pranë FSHF-së në kurset për trajner dhe do të pajisem me licencat përkatëse sepse ky është profesioni që unë kam zgjedhur dhe do t’i përkushtohem.

-Do t’i bëni të dyja edhe lojtarë dhe kursin?!

Pse jo, nuk ka aspak problem, e megjithatë, më konkretisht do të flasim në ditët e para të janarit.

-E keni ndjekur Superioren?! Kush nga ekipet po ju tërheq?!

Sigurisht që e ndjek. Ka një garë për titullin dhe më vjen keq për Skënderbeun që nuk është si më parë. Shpresoj ta kaloj këtë gjendje, sepse Skënderbeu tashmë është një klub në kuptimin e plotë të fjalës. Por edhe Partizani është rritur shumë dhe është në një moment deçiziv për të fituar titullin, ka një grup shumë kompakt. Teuta gjithashtu dhe trajneri Blendi Shkëmbi që unë e kam pasur edhe koleg në Korçë janë rritur dukshëm./vipsport/