Kukësi renditet në vendin e 3-të me 28 pikë. Verilindorët po bëjnë një sezon të mirë dhe duket se gjërat janë në drejtimin e duhur. Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Pero Pejiç është i ftuar në Rubrika Sportive në RTSH, ku po flet për shumë tema.

Ai tha se ekipi do mund të luajë në stadiumin e ri në muajin shkurt. Pejiç nuk lë pa përmendur edhe situatën me Coronavirus brenda klubit. Diçka u tha edhe për merkaton.

“Tirana barazoi me Vllazninë dhe kjo na ndihmoi shumë. Pasnesër do luajmë me Dinamon dhe nëse fiojmë, do jemi shumë afër bardhebluve. Jam shumë i kënaqur.

Situata te ekipi dhe grupi– Ishte një opsion për të luajtur në Kukës takimi me Dinamon, por stadiumi nuk është gati.

Kishim disa lojtarë me temperaturë. Kur do luajë Kukësi në stadiumin e ri? Besoj se në shtëpi do luajmë në shkurt.

Partizani- Çdo ndeshje me Partizanin është një derbi. Unë nuk shikoj Partizanin, por ndeshjen e radhës. Do e shikojmë nëse ata do kthehen fuqishëm apo jo.

Merkato- Ne do marrim edhe 2 lojtarë. Kjo është e sigurtë. Do marrim një mbrojtës dhe një sulmues. 2-3 blerje janë shumë të rëndësishme për ne. Ata e njohin kampionatin shqiptar. Nuk kam qef të flas para kohe. Nuk përmend dot emra.

Kukësi:Dinamo në mesjavë – Do fitojmë ne. Kështu besoj unë. Ata janë në presion. Unë kam shumë besim te ekipi jonë. Presim vetëm fitore. Ne do shikojmë lojën tonë dhe nuk shikoj fare gjërat e tjera. E respektoj si rival” – tha ai.

Kukësi renditet e 3-ta me 28 pikë dhe ka luajtur një ndeshje më pak se të tjerat.