Arabia Saudite është kthyer në “parajsën” e futbollistëve dhe trajnerëve. Mes lëvizjeve të bujshme të lojtarëve më të njohur në Europë, ka edhe trajnerë e ish-trajnerë nga Superiorja që kanë përfunduar në Arabi.
“Panorama Sport” mëson se Pero Pejiç është një nga trajnerë që ka firmosur së fundmi në Arabi. Ish-drejtori sportiv i Kukësit dhe asistenti te verilindorët, ka arritur marrëveshjen me klubin e Al Kholod në Ligën e Dytë arabe.
Pero Pejiç do të ketë rolin e ndihmës-trajnerit në skuadrën arabe, aty ku objektivi i skuadrës është që të ngjitet në elitën e futbollit arab dhe synon që të jetë mes më të mirëve.
Kroati ka fluturuar ditën e sotme në drejtim të Arabisë dhe do të nisë nga puna menjëherë. Trajner i skuadrës, është boshnjaku Mladen Zizoviç i cili ka qenë edhe futbollist i Tiranës në Superiore.