Problemet që Vllaznia hasi edhe në ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit për shënimin e golit, padyshim që janë kthyer në një shqetësim serioz për stafin teknik. Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se drejtuesit e klubit shkodran kanë nisur kontaktet me sulmuesin Pero Pejiç. Ky padyshim që do të ishte një afrim cilësor dhe jo më kot, lidhja bëhej përmes marëdhënieve të mira që lojtari ka me trajneri aktual të kuqebluve Ernest Gjoka sepse të dy ata vitin e kaluar u shpallën kampionë tek Kukësi.

Por ky iluzion ka rënë poshtë. Ka qenë vetë trajneri i Vllaznisë që pas ndeshjes së sotme ndaj Luftëtarit foli edhe për çështjen e sulmuesit Pejiç: “Pero Pejiç është një lojtar me vlera, të gjithë e panë se çfarë ka bërë sezonin e fundit me Kukësin. Do të ishte gjë e madhe ta kem në ekip, por ai ka një kontratë me ekipin e tij në Kroaci dhe është shumë e vështirë që të vijë të në Shqipëri. Nuk është e mundur”- ka thënë Gjoka duke hedhur poshtë një mundësi të tillë për afrimin e këtij lojtari tke Vllaznia në merkaton e janarit.

© shkodrasport.com