Tërheqja e shortit për Kupën e Botës që vitin e ardhshëm organizohet në Rusi, ka mbledhur në Kremlin shumë figura të mëdha të futbollit. Pjesë e këtij evenimenti të paharruar, ishin edhe dy nga futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit, Pele dhe Diego Armando Maradona. Të dy këta, kanë qenë pjesë e një dilemë se cili është më i miri në histori të futbollit, kjo dilemë raportohej se kishte prishur edhe raportet mes tyre, kur dihej se njëri vinte nga Brazili dhe tjetri nga Argjentina.
Por, sot në Rusi është vërtetuar se nuk bëhet fjalë aspak për prishje të raporteve mes tyre, ku shihet Maradona duke e puthur në ballë Pelen, që së fundi ka pasur probleme shëndetësore. Tifozët e futbollit shpresojnë që në të ardhmen të shohin përshëndetje të tilla edhe mes Messit dhe Ronaldos.
© shkodrasport.com