Legjenda e futbollit dhe kombëtares së Brazilit ka folur për bashkëkombasin e tij Nejmar, duke thënë se është e vështirë për të që të mbrohet pas asaj që ai ka bërë. “Atij i pëlqen ti komplikojë gjërat, por është më i kompletuar se Mbape”- ka thënë legjenda Pele. Braziliani ka folur edhe për krahasimin që i kanë bërë atij me Mbapen. “Mbape duket si unë? Po, sigurisht, ai, si unë, fitoi një Kupë Botërore në moshën 19-vjeçare.
Është e vërtetë se duket shumë si unë, edhe pse ka 40 vjet që kur kam ndërprerë futbollin » Duke folur për gazetën “Folha de Sao Paolo”, i ashtuquajturi “Mbreti” ka vazhduar më tej me preferencat e tij duke thënë : “Preferoj Nejmarin më shumë se Mbapen, është më i kompletuar sesa 19-vjeçari francez. Nuk është e lehtë të mbrohet pas gjithë atyre që ka bërë, kam folur me të disa herë duke i thënë se Zoti i ka dhënë atij një dhuratë e cila është të luaj futboll, por ai pëlqen ti komplikojë gjërat” –ka përfunduar 3 herë kampioni i Botës me Brazilin.