Mesfushori shkodran Izmir Pelinku ka qenë një nga pikat më të forta të Veleçikut në sezonin e fundit.

Ai ka dhënë ndihmën e tij për arritjen e suksesit, ngjitjen në kategorinë e parë.

Por ndërkohë, tashmë pas arritjes së këtij objektivi ende nuk është e qartë nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e koplikasve apo jo.

Vetë ai për momentin ndodhet jashtë Shqipërisë dhe nuk ka një mendim se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij por gjasat janë që të mos jetë pjesë e Veleçikut edhe në sezonin e ardhshëm.

Vendimin përfundimtar gjithsesi do ta marrë pas pak ditësh.

Në fakt, 24 vjeçari është duke parë mundësinë për të gjetur ndonjë ekip tjetër me më shumë pretendime dhe pse jo edhe në Superligë.

Gjithsesi, çdo gjë do të vendoset pas pak ditësh.
© shkodrasport.com