Menjëherë pas marrjes së drejtimit të Arsenal, Mikel Arteta po përgatitet për disa goditje në merkaton e janarit.
I pari në listën e trajnerit spanjoll qëndron mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot.
Francezi i cili erdhi me parametra zero në merkaton e verës nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek bardhezinjtë. 24 vjeçari është aktivizuar në vetëm 5 ndeshje si titullarë në këtë sezon dhe Arteta po kërkon t’i ofrojë një mundësi për t’u bërë i rëndësishëm.
Bëhet fjalë për një huazim deri në fund të sezonit./syri/