Kombëtarja shqiptare e futbollit U21 është mundur sot përballë bashkëmoshatarëve të Anglisë me rezultatin 3-0. Në një ndeshje që ashtu siç pritej është dominuar nga britanikët, të përqendruar vetëm te mbrojtja e kundërsulmi, kuqezinjtë kanë menduar si të ruanin portën e Hoxhës dhe kanë qenë me fat që takimi u mbyll me këto shifra.
Kjo pasi anglezët shpërdoruan një penallti në pjesën e parë, ndërsa goditën 3 herë shtyllën e panë edhe një gol të rregullt t’u anulohej nga vijërojtësi.
Për t’u veçuar nga kjo sfidë ishte debutimi i dy emrave të rinj për skuadrën e Bushit, Qardaku dhe Tuci, të cilët pritet të jenë protagonistë me fanellën e kësaj përfaqësueseje edhe në ndeshjet e ardhshme.
Shqipëri U21-Angli U21 0-3
22′ Foden, 43′ Galager, 90’+2′ Nelson
Shqipëria U21: Hoxha, Maloku, Mersinaj, Bajrami, Pëllumbi, Mala (46′ Zejnulai), Çokaj (85′ Shehu), Kolaj, Kallaku (85′ Imeri), Xhixha (76′ Qardaku), Sula (60′ Tuci).
Trajner: A. Bushi
Anglia U21: Ramsdejl, Panzo (64′ Xhastin), Godfri, Guehi, Xhejms, Dejvis, Uillok (64′ Nelson), Grinud, Gallager, Bruster (72′ Sesenjo), Foden (81′ Eze).
Trajner: Eidi Bothrojd.