Shume diskutime, shume ankesa per 11-metershin e sotem te Vllaznise qe i dha me pas edhe fitoren ndaj Tiranes. Stafi i Tiranes por edhe te tjere, jane shprehur se nuk ka qene i sakte vendimi i arbitrit.

Por ndryshe mendojne pjestare te fushes se arbitrimit. Njeri prej tyre, Bujar Pregja, specialist moviole në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi penalltinë e Vllaznisë ndaj Tiranës.

Sipas tij, mbajtja është e dukshme, ndërsa shtoi se jepet 11-metërsh, duke pranuar vendimin e Jorgjit.

“Ndeshja nuk ka pasur probleme të tjera, përveç penalltisë. Brenda zonës ka një kontakt mes Behiratche dhe Balajt. Mbrojtësi vendos dorën në shpatullën e sulmuesit dhe nuk e lë që të luftojë për topin.

Dora e Behiratche duket qartë që e mban sulmuesin dhe nuk e lë që të kërcejë. E kap apo jo topin, është tjetër gjë. Mbajtja është e dukshme. Mendoj se jepet penallti. Behiratche nuk tenton të luajë me topin”./SHKODRA-SPORT.COM/