Shume reagime, shume acarim ne kampin shkodran dhe jo vetem per 11-metershin e dhene ne favor te Dinamos ne ndeshjen e mbremshme ndaj Vllaznise ne “Loro Boriçi”.

Ajo erdhi ne nje moment kur shkodranet e rriten avantazhin ne 3-1 dhe ketu u duk se u mbyll ndeshja, por dhenia e tij e rihapi dhe per me teper, menyra si u dha nga arbitri pas sinjalizimit te VAR-it, ka bere qe te Vllaznia te jene te pakenaqur.

Por si e shpjegon moviolisti Lorenc Jemini nje rast te tille: “Per mendimin tim ishte nje penallti bujare. Ajo nuk u dha ne kohe reale nga arbitri, por nderhyri VAR-i qe u dha. Ajo sipas meje, nuk duhej dhene, por ndoshta edhe nga rezultati 3-1 u dha nje vendim i tille.

Ka nje kontakt qe mbrojtesi i Vllaznise e prek sulmuesin e Dinamos, por nuk ka qellim ta godase sepse nuk e shikon fare lojtarin. U dha nga VAR-i, por mendoj se nuk duhej dhene penallti.

Kontakte te tilla ne zone ke sa te duash, i bie qe te japesh disa penallti. Nuk eshte goditje me berryl, por me pjesen e poshtme te dores. E perseris, nuk duhej dhene 11-metersh”./SHKODRA-SPORT.COM/