Ish-arbitri i njohur, Bujar Pregja I ftuar në emisionin “Skaner” ka komentuar penalltinë në Vllaznia-Kukësi. Nje rast qe ne pamje te pare u duk se mund te ishte i diskutueshem, por jo.

Sipas tij vendimi i Metës për të akorduar penallti në favor të skuadrës shkodrane është i saktë. Lulaj ka gabuar dhe nuk interesohet për topin e për këtë arsye është akorduar edhe 11-m.

Penalltia në Vllaznia-Kukësi? “Ishte ndeshja më e vlerësuar pasi kishte dy gjyqtarë linje. Mendoj se këtë rast mbrojtësi i Kukësit nuk luan me topin, por mbështet te lojtari i Vllaznisë dhe mendoj se penalltia është e saktë.

Lulaj nuk interesohet për topin dhe hap dorën duke penguar Cisse dhe është vendimi i drejtë”- ka thene Pregja. Ky ka qene i vetmi vendim i diskutueshem i kesaj ndeshje dhe ai duket se eshte zgjidhur drejt nga arbitri i ndeshjes./SHKODRA-SPORT.COM/