Ditën e djeshme është komentuar gjatë një 11-metërsh i dhënë nga arbitri në ndeshjen Sopoti- Gramshi. Videoja e shpërndarë nëpër internet jep pamjen e sulmuesit vendas që duket se rrëshqet pa e prekur askush dhe arbitri akordon 11-metërsh.
Reagimet kanë qenë të shumta duke e konsideruar një 11-metërsh skandaloz, nisur nga pamjet që dolën. Por në fakt, “Shkodra Sport” ju sjell sot një pamje tjetër, në krahun e kundërt me atë që është shfaqur dje.
Ky është edhe këndi nga i cili duket qartë se edhe arbitri ka shikim të pastër për atë çfarë ndodh në zonë. Siç mund ta shikoni edhe nga videoja e mëposhtme, mbrojtësi i ka dhënë duart në shpinë sulmuesit që ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në zonë duke bërë që arbitri të akordojë 11-metërsh.
Ai ka qenë jo shumë larg aksionit dhe kuptohet që mund ta ketë parë më qartë dinamikën e lëvizjeve apo dhe shtyrjen nëse ka ndikuar tek rrëzimi apo jo i sulmuesit.
Gjithsesi, kjo video e dytë duket se e shpjegon më qartë atë që ka ndodhur në këtë ndeshje dhe që bëri jo pak bujë me interpretimin që iu bë. Për më tepër, ndiqni më poshtë video tjetër që ofron pamje më të qartë:
© shkodrasport.com