Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj ishte heroi i shkodranëve përballë Tiranës në Klasiken e Shqipërisë. Bomberi shënoi një dopietë duke barazuar në të dyja rastet rezultatin. Në përfundim të sfidës, ai dha prononcimin e tij për RTSH Sport.
“Penalltitë i kam bërë rrugë, shpresoj të mos e provoj shijen e humbjes së tyre. Në një ndeshje si kjo çdo episode është i rëndësishëm, si penallti si faulle.
Pavarësisht moshës, po mundohem të jap maksimumin. Kur luan në Shkodër para tifozëve mundohem të jap më të mirën. Po punoj të ruaj formën maksimale dhe shpresoj që ky sezon të shpërblehet me gola. Nuk është goli i parë nga goditje standarte. Unë punoj çdo ditë.
Tifozët ishin të shumtë, shihej prezenca në tribunë. Pas pësimit të golit u munduam të luanim. Mund të bënim akoma më mirë. Duheshin evituar ato gola në goditje standarte, nuk na ka ndodhur ndonjëherë. Duhet të punojmë më shumë në vazhdim.
Rivalët? Rivalët do shihen rrugës, janë vetëm 2 ndeshje dhe ekipet pretendente pakashum dihen. Por, duhet fituar statusi pretendent”, tha Balaj.