Penalltia është një nga elementët më të rëndësishëm në një ndeshje futbolli. Ajo mund të vendosë rezultatin e një sfide, të një finaleje. Ai që e shënon është hero, portierët gjithashtu nëse e presin. Ai që e humbet është i dështuar. Në këtë aspekt, Reali i Madridit rezulton një nga skuadrat ku penalltia nuk është lajm… të paktën në La Liga.

PENALLTITE

Në dekadën e fundit, skuadra “Galaktike” dhe futbollistët e saj kanë vendosur rekorde. Lojtari që ka shkaktuar më shumë penallti që nga sezoni 2009/2010 është Serxho Ramos, i cili ka bërë 13 faulle Brenda zonës së tij. Kristiano Ronaldo është futbollisti që ka shënuar më shumë penallti në dekadën e fundit, 61 nga 72 të goditura. Madje, portugezi ka meritën edhe për penallti të fituara në dekadën e fundit (1 8).

Sulmuesi i Juventusit ka parakaluar Nejmarin, i cili ka fituar 15 penallti në vitet e fundit dhe Luis Suarezin, i cili ka fituar 10 penallti.

Ramos- Kapiteni i Realit të Madridit është ëngjëll dhe djall kur bëhet fjalë për penalltitë. Shpeshherë ai është bërë problem dhe jo zgjidhje për skuadrën e tij. Mbrojtësi madrilen ka marrë më shumë kartonë në historinë e La Ligës (162) dhe më shumë të kuq (20).