Sipas “The Guardian”, Jamal Musiala është në krye të listës së dëshirave të Manchester City-t. Pep Guardiola synon të përforcojë mesfushën me gjermanin, i cili mund të luajë edhe në pozicione sulmuese.
Drejtuesit e Citizens kërkojnë të përfitojnë nga situata e paqartë te Bayerni për sezonin e ardhshëm, pasi ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Tuchel.
21-vjeçari ka qenë një lojtar kyç në njëmbëdhjetëshen startuese, pasi ka marrë pjesë në 36 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 7 asistime, mes Bundesligës dhe Champions League.
Bavarezët i paguan vetëm 200 mijë euro Chelsea-t në vitin 2019, duke e integruar në skuadrën e të rinjve. Ai arriti në ekipin e pare pas vetëm një viti të te rinjtë.
Me dy vite të mbetura në kontratë dhe duke marrë parasysh potencialin e sportistit, një transferim i mundshëm mund të ndodhë vetëm për rreth 100 milionë euro.
Pas largimit të Gundogan, Mahrez dhe Palmer verën e kaluar, trajneri spanjoll mendoi se nuk mjaftonte nënshkrimi i Dokut dhe synon të marrë një përforcim të fortë (sulmues) në merkaton e radhës.
Gazeta angleze përmend Lucas Paquetán, mesfushor brazilian i West Hamit, dhe Eberechi Eze, anësor i Crystal Palace, si objektiva të tjerë për kampionët e Premier League-s.