Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur përsëri për formën e dobët të ekipit të tij, ku kanë pësuar shumë humbje radhazi.
Duke folur për formën e tmerrshme të Man City, që i ka parë ata të humbasin gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit konkurruese, Guardiola pati disa fjalë.
“Sapo përfundova një ndeshje (humbje 2-1 ndaj Man United) ku ishim afër fitores dhe humbëm. Për sekuencat që ndodhën nuk isha i lumtur”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“U përpoqa të jem i sinqertë me veten këtu në gjashtë apo shtatë ditë më parë, nëse bie gjashtë herë, duhet të ngrihesh shtatë”.
“Unë jam mirë. Unë jam një person normal me ndjenja si të gjithë ne. Kur një situatë po shkon mirë, ne jemi më mirë dhe kur nuk shkon mirë profesionalisht, ne jemi më të [përqendruar] në atë që duhet të bëjmë”, përfundoi spanjolli.
Forma e dobët e Cityt i ka lënë ata nëntë pikë prapa liderit të Ligës Premier, Liverpoolit, i cili ka një ndeshje më pak.
Guardiola do të përpiqet të sigurojë që skuadra e tij mund të përmbysë formën e tyre të dobët dhe t’i rikthehet fitoreve kundër Aston Villa të shtunën (21 dhjetor). /Telegrafi/