Manchester City ka pësuar një humbje të hidhur në udhëtim te Brightoni, me skuadrën bardhekaltër që ka përmbysur për pak minuta në fund kampionët e Anglisë.Humbja 2-1 e Man City ndaj Brighton mund të jetë një nga pikët më të ulëta në karrierën e Pep Guardiolës: për herë të parë si trajner, trajneri katalanas humb katër ndeshje radhazi.
Prej se është në postin e trajnerit, Pep Guardiola nuk kishte pësuar kurrë katër humbje radhazi. Kur u pyet për këtë në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Guardiola e mori me sportivitet një gjë të tillë. “Për gjithçka gjithmonë është hera e parë në jetë”, deklaroi Pep.
“Kjo është sfida ime, më pëlqen një sfidë. Nuk do të tërhiqem, më shumë se kurrë dua ta bëj”, u shpreh trajneri katalunas.
Guardiola mund të largohet nga Man City në fund të sezonit kur kontrata e tij aktuale është planifikuar të skadojë. City ka humbur katër ndeshje radhazi, nga Spurs në EFL Cup 2-1, nga Sporting Lisbona 4-1 në Ligën e Kampionëve dhe nga Bournemouth dhe Brighton në Ligën Premier me rezultat të ngjashëm 2-1. /Telegrafi/