Futbolli është një sport i cili i bën për vete të gjithë njerëzit e rruzullit tokësor. Madje, edhe ata që në pamje të parë duken se nuk kanë lidhje me këtë lojë. E kemi fjalën për diktatorët më të egër të botës të cilët në fakt kanë bërë dhe bëjnë tifo për ekipe të ndryshme sportive. Në fakt në këtë studim nuk përfshihet ish- diktatori i vendit tonë- Enver Hoxha. Si gjirokastrit që ka qenë, mbase ka bërë tifo për Luftëtarin por gjasat janë që jo.

Me siguri që ai duhet të ketë qenë tifoz ose me Partizanin e Ministrisë së Mbrojtjes, ose me Dinamon e Ministrisë së Brendshme, ekipe që i kishte krijuar vetë ai.Nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, te Adolf Hitler, mësoni për kë bëjnë tifo ata. Futbolli është sporti më i famshëm në botë. Por, tifozë të tij nuk janë vetëm personat e thjeshtë por edhe shumë personalitete të njohura, përfshirë edhe diktatorë të shteteve të ndryshme.
Nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, te Adolf Hitler, mësoni për kë bëjnë tifo ata.

© shkodrasport.com