Shqipëria po vazhdon që të marrë elementet më të mira të lojtarëve që janë shpërndarë gjerësisht në Europë.

Këtë herë Kombëtarja ka ftuar te U-18 edhe mbrojtësin e Sasuolos, Enriko Deri.

Ky është raportimi i fundit i ardhur nga mediat italiane, teksa Shqipëria do të përballet në dy miqësore kundër Malit të Zi në nëntor.

Kjo ishte ftesa e parë e ardhur nga kuqezinjtë për këtë lojtar që vlerësohet për paraqitjet e tij si qendër mbrojtës, por gjithashtu edhe si mbrojtës krahu.