Spezia është skuadra e 3-të italiane që ngjitet në Serie A sezonin e ri pas Beneventos dhe Crotones. Ndeshja e kthimit u mbyll me fitoren minimale 0-1 të Frosinones, por në ndeshjen e parë ishte Spezia që fitoi minimalisht 1-0.
Një rregull I cuditshëm në Serie B bën që skuadra që renditet më lartë në klasifikimin përfundimtar ka të drejtën për të kaluar më tej e në këtë rast Spezia u rendit e 3-ta, ndërsa Frosinone në vendin e 8-të.
Rezultati i përgjithshëm I të dyja ndeshjeve është 1-1, por është Spezia që shkruan historinë pasi për herë të parë në histori ngjitet mes më të mirëve në Itali.
Tashme mbetet per t’u pare se çfare paraqitje do te beje ne kampionat ne mes skuadrave me te mira te futbollit italian dhe deshira eshte per te mos qene thjesht pjesmarres pa lene asnje gjurme.