Vllaznia fitoi me rezultatin 2-0 përballë Teutës. Të dy golat e shkodranëve u shënuan nga Bekim Balaj.

Pas sfidës, sulmuesi shkodran foli për mikrofonat e MCN TV.

“Kjo fitore ishte një moment reflektimi pas asaj ndeshje jo të mirë në Laç. Ai moment nervozizmi në Laç duhej kontrolluar, por ata që kanë luajtur futboll duhet të më kuptojnë. Por një lojtar me eksperiencë si unë duhet të mbajë çdo gjë nën kontroll. Nuk e quaj gabim atë irritim, nuk ka asgjë shqetësuese.

Për mua nuk është primare rikthimi në Kombëtare. Kombëtarja po bën shumë mirë ka lojtarë fantastikë. Mendoj që të bëj mirë me Vllazninë nga ndeshja në ndeshje.

Pa skuadrën nuk mund të bëj asgjë. Primare për mua është rezultati. Gjithsesi me gola mund ta ndihmoj ekipin të arrijë fitoret. Është një kombinim që do vazhdojë të ndodhë pasi po nuk u shërbye, sulmuesi nuk e gjen dot golin. Nuk e di si është parë nga jashtë, por marrëdheniet janë mjaft të mira. Trajneri me lojtarët është fantastik. Vllaznia luan gjithmonë fitoren, por paraqitja në Laç krijoi kritika tek të gjithë.

Kur Beqja u fut në portë tentova portën nga larg pasi të gjithë më thanë ‘gjuaje gjuaje’. Dëshira ishte ta fusja topin në kuadrat, por të provoja dhe portierin (qesh) ”, u shpreh Bekim Balaj.

EGNATIA – “Vllazninë para nuk e merr as Egnatia dhe asnjë ekip tjetër. Është momenti të shohim se cili ekip e merr përpara tjetrin”, e mbylli fjalën e tij sulmuesi.