Nejmar është sërish në telashe. Këtë herë sulmuesi ka shkelur protokollin e COVID-19 që ndalon shkëmbimin e fanellave në fund të ndeshjes. Këtij vesi të zakonshëm në futboll, nuk ka mundur t’i shmanget braziliani, i cili ia dhuroi bluzën e tij Halstenberg, me këtë të fundit që bëri të njëjtën gjë me fanellën e tij.

Por, sipas tabloidit anglez, “The Sun” ky gjest ka vënë në rrezik pjesëmarrjen e Nejmar në finale duke e cilësuar si një veprim që mund të sjellë masën ekstreme nga ana e UEFA.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë indikacion nga ana e institucionit se kjo do të sjellë përjashtimin e sulmuesit. Një masë e cila do të ishte e tepërt, kur bëhet fjalë për një ndeshje finale. /VipSport/